
Shoqata për zhvillim rajonal Balkan Ekonomik Forum filloi implementimin e Projektit “Të pastër dhe të shëndetsëm”.Realizimi i këtij proekti realizohet falë mbështetjes nga Civica Mobilitas,te cilët në kuadër të thirjes per grante akcionale ia dhanë besimin BEF it dhe realizimit te projektit me rëndësi ekologjike.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është zhvillimi i i vetëdijes për një mjedis të pastër tek popullata me e rre duke ndërtuar një sistem vlerash për formimin e gjeneratave të ardhshme ekologjike.Veprimet janë të drejtuara në edukimin e kategorisë më të re dhe më të prekshme nga Komuna e Çairit – fëmijët parashkollorë për mjedisin, shprehitë për mjedis të pastër si dhe zhvillimin e vetëdijes për sjellje të përgjegjshme mjedisore.
Projekti do të realizohet në periudhën Qërshor 2019- Maj 2020.Në këtë periudhë BEF do ti realizon aktivitetet e mëposhtme:
- Përpunimin e 3 librave të ilustruara për mjedis jetësor të pastër, të përshtatur edhe për fëmijët me nevoja të veçanta.
- Prodhim të videoklip të animuar për mjedisin jetësor me temë Çfarë është mjedisi jetësor dhe si ta mirëmbash atë të pastër me përkthim në gjuhën e shenjave.
- Zhvillim I një aplikacioni për nxitjen e vetëdijes dhe kujdesit për mjedisin jetësor,e përshtatur në mënyrë adekuate për grupin qëllimor.
- Vizitë të gjitha çerdheve në Komunen e Çairit,prezentim I librave të ilustruara dhe sqarim I rëndësisë për kujdesin ndaj mjedisit jetësor nëpërmjet qasjes adekuate për grupin qëllimor informim për aplikacionin të cilin mund ta luajnë sëbashku me prindërit e tyre dhe
- Eveniment përfundimtar,shfaqe eko-vetëdijesuese e përbashkët në bashkëpunim me Komunën e Çairit dhe çerdhet e komunës.
Projekti është I mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas, një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoni, i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Komisioni Federal i Shërbimit Publik (SWG) nga Suedia.
Proekti është i kofinancuar nga PAKOMAK